“Bomba” e verës, Darwin Nunez te gjiganti italian për 40 milionë euro

09:14 | 05 Maj 2025

Darwin Nunez dhe Liverpooli do t’i ndajnë rrugët pas përfundimit të sezonit.

Uruguajani nuk ka arritur dot të fitojë një vend titullari dhe duket i pakënaqur me situatën që po kalon te klubi i kuq. Gjë kjo që ka ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha.

Mes tyre, Juventus, është shfaqur së fundmi si një kandidat i fortë për të siguruar shërbimet e Nunez në merkaton e verës.

Reds janë të gatshëm ta lënë të lirë për 40 milionë euro dhe Biankonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Komento: