Bomba e verës: Ish-ylli i Juves pritet të transferohet te Milani me kosto zero

10:54 | 02 Tetor 2025

Nuk mbaron me Rabiot, Allegri transferon një tjetër yll të Juventusit te Milani.

Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme.

Sipas Calciomercato, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me mesfushorin e Tottenham, Rodrigo Bentancur.

Uruguaianit i skadon kontrata me Spurs në fund të sezonit dhe Milan synon afrimin e tij me parametra zero.

Allegri e ka drejtuar Bentancur gjatë kohës së tij te Juventusi për tre sezone dhe e dëshiron uruguaianin te Milani.

Komento: