PSG-ja po planifikon ta zëvendësojë Messin me Leaon.
Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se mund të mbetet pa Leo Messin gjatë verës që po vjen.
Ylli argjentinas po i kalon muajt e fundit të kontratës dhe pritet të largohet nga “Parku i Princave”.
Për këtë arsye, parisienët janë në kërkim të pasardhësit të tij.
Sipas portalit italian “Calciomercato”, PSG-ja do të mundohet ta zëvendësojë shtatë herë fituesin e Topit të Artë me sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, përcjell Gazeta Express.
Kampioni i botës ka mundësi të rikthehet në Barcelonë, por ai ka edhe opsione të tjera si oferta marramendëse nga Arabia Saudite dhe ajo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Leao nuk e ka vazhduar ende kontratën me Milanin, ndërsa mund të largohet në drejtim të Parisit për 150 milionë euro.