“Bomba” e vitit: Xavi mund ta bind Messin të kthehet te Barcelona

10:22 | 10 Nëntor 2021

Xavi mund ta bind Messin të kthehet te Barcelona.

Pak ditë më parë tekniku spanjoll u rikthye te Barcelona.

Xavi Hernandez u rikthye te Barcelona, kësaj radhe në rolin e trajnerit duke rritur entuziazmin e fansave ‘Blaugranë’, transmeton lajmi.

Sipas mediave spanjolle, ardhja e Xavit në krye të klubit mund të bind Leo Messin të rikthehet sërish te Barcelona.

Messi verën e kaluar nënshkroi kontratë dy-vjeçare me PSG-në me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Por, raportet e mira që argjentinasi ka me Xavin thuhet se mund ta bindin atë të kthehet sërish te gjiganti spanjoll në vitin 2023.

Rikthimi i Xavit ka shtuar zërat për disa transferime të mundshëm te ‘Blaugranët’, ndërsa mbetet të shihet nëse edhe Messi do të vendos të kthehet sërish në “Camp Nou”.

Komento: