Bombardimet e NATO-s, a e dinte Haradinaj se do të ndodhte një gjë e tillë

19:55 | 25 March 2019

Plot 20 vjet janë bërë që nga koha kur NATO kishte intervenuar në Kosovë.

Bombardimet filluan më 24 mars 1999 dhe zgjatën plotë 78 ditë, duke i paraprirë ndalimit të gjenocidit serb që po bëhej mbi popullin e Kosovës, ku nga torturat dhe vrasje nuk kursehej askush.

Por a e dinte tash kryeministri Ramush Haradinaj se do të ndodhnin bombardimet e NATO’s.

“Ne e kemi pasur njëfarë komunikimi të vazhdueshëm me vëzhguesit që kanë qenë në terren në Kosovë dhe ai komunikim e ka qenë i njëant. Nuk i kanë dhënë të gjitha detajet por është lënë shpeshherë me u kuptu ndryshimi i gjendjes, sidomos shkuarja e tyre, kur u tërhoqën ata prej vendit”, tha Haradinaj më 2015 për Klan Kosovën.

“Nuk muj me e precizu. Është e vështirë me thënë ‘po’ ose ‘jo’. Një ndjenjë e kemi pasë, parainformata ka ekzistu por ka qenë e vështirë… edhe sot është e vështirë me thënë po ose jo”, shtoi ai.

Komento: