Bombardimet ruse, Ukraina do të importojë gaz nga Polonia

12:58 | 05 March 2022

Ukraina do të importojë gaz nga Polonia

Pas situatës së krijuar nga pushtimi rus bëhet me dije se Ukraina do të jetë në gjendje të importojë gaz nga Polonia nga 6 marsi, duke përfshirë gazin nga terminalet polake të LNG.

Lajmi është konfirmuar për mediat e huaja nga operatori shtetëror ukrainas i sistemit të tranzitit të gazit.

Sipas mediave mësohet se të dy operatorët kanë rënë dakord për futjen e kapacitetit të garantuar për importet e gazit dhe “kjo lejon importin fizik të gazit nga Polonia, duke përfshirë nga terminali LNG, në bazë të garantuar”, ka thënë kompania ukrainase.

Ukraina , një nga konsumatorët më të mëdhenj të gazit në Evropë, nuk ka importuar gaz nga Rusia që nga viti 2015 dhe e blen atë në Evropë

Komento: