“Bombë” e madhe, Neymar rikthehet tek Barcelona?

18:21 | 20 June 2019

Do të ishte një ‘bombë’ e madhe rikthimi i Neymarit tek Barcelona.

Ylli brazilian raportohet se është rrugës së mirë për t’u rikthyer në ‘Camp Nou’, pas dy sezoneve të kaluara në Francë te PSG.

Ishte viti 2017 kur Neymar për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së nga Barcelona, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Duket se nga aventura në Francë, Neymar nuk është ndarë i kënaqur dhe doemos po kërkon largimin nga PSG.

“Nuk e di nëse është e mundur, por do të ishte një bombë e madhe dhe një transferim i madh për ta”, ka deklaruar Filipe Luis, duke e komentuar rikthimin e mundshëm te Neymar.

Komento: