Sulmuesi i Gabonit pritet të transferohet në Manchester United.
Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se ka thënë “po” për idenë e një lëvizje befasuese drejt Manchester United.
Sulmuesi 30-vjeçar i Arsenalit është lidhur me një kalim të papritur në Old Trafford si një zëvendësim i mundshëm për Romelu Lukaku.
Dhe sipas TuttoSport, sulmuesi gabonez është i hapur për idenë e largimit nga “Gunners” tek rivalët e tyre në top 4-she transmeton indeksonline.
Aubameyang fitoi Këpucën e Artë të Premier Ligës sezonin e kaluar pasi shënoi 22 gola.
Dhe raporti i sotëm thotë se Ole Gunnar Solskjaer beson se ai mund të bëjë një ndikim të ngjashëm për Unitedin ashtu si Robin van Persie, kur ai u largua nga Emirates për United në 2012.
Arsenali shpenzoi 54 milionë funte për sulmuesin e Borusia Dortmundit 18 muaj më parë dhe ata do të kërkonin të rimarrin një tarifë të ngjashme nga United.
Por çdo lëvizje, sado e pamundur që mund të duket, do të varet nga e ardhmja e Lukakut.
Disa raporte më herët gjatë javës pohuan se Lukaku ishte afër një lëvizjeje në Inter.
Agjenti i yllit belg besohet të ketë mbajtur bisedime me gjigantët e Serie A si përpjekje për të arritur një marrëveshje.
Inter shpreson të sjellë Lukaku në San Siro në një kredi dyvjeçare për një tarifë prej 9 milion funtesh. Kjo do të përfshinte gjithashtu një blerje të detyruar prej 54 milionë funtesh.