Bombë në Francë: Neymar dhe Mbappe largohen nga PSG – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bombë në Francë: Neymar dhe Mbappe largohen nga PSG

18:49 | 23 Maj 2019

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Neymar dhe Mbappe në PSG.

Neymar dhe Mbappé mund të mos e veshin fanellën e PSG-së sezonin e ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, i cili ka thënë se do të mundohen që të gjejnë zëvendësuesit e duhur nëse Kylian Mbappe dhe Neymar Junior nëse vendosin të largohen, raporton Express.

Ditë më parë, Mbappe lëshoi sinjale se dëshiron një aventurë të re, diçka që sipas shumë mediave botërore, mund të jetë duke e menduar edhe Neymar Junior.

“Mbappe dhe Neymar? Si trajner, dua që ata të vazhdojnë, por ky është futbolli, nuk jemi naiv”, tha Tuchell.

“Shumë klube duan të blejnë lojtarë dhe tregu tashmë është i çmendur, por nëse më pyesni mua, po, i dua këtu për sezonin e ardhshëm. Por, nëse jo, do të mundohemi të bëjmë zgjidhje (për t’i zëvendësuar)”.

Neymar dhe Mbappe iu bashkuan PSG-së në verën e vitit 2017, për 222 milionë euro, respektivisht 180 milionë.

Braziliani ka shënuar 51 gola në 58 paraqitje, kurse Mbappe 59 gola në 86 paraqitje.

Futbollistët në fjalë lidhen me një kalim të mundshëm te Real Madridi dhe mediat spanjolle besojnë fuqishëm se njëri do të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.

Komento: