Bombë në Inter, Conte merr këtë vendim për Icardin

09:30 | 08 Qershor 2019

Mauro Icardi do të largohet nga Interi.

Sipas gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio, trajneri i ri i Inter, Antonio Conte dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur që të mos e lënë më Icardin të luaj për ‘Nerazzurin’.

Klubi do të tentoj që ta largoj atë në drejtim të Romës apo Juventusit.

Interi janë duke e kërcënuar atë me ardhje të reja në sulm që ta bëjnë Icardin si zgjedhja e pestë në sulm.

Icardi pati probleme këtë vit me drejtuesit e klubit duke refuzuar të nënshkruaj kontratë të re. Për shkak të kësaj, Spalleti e la jashtë ekipit për disa ndeshje.

Për Icardin të interesuara janë Roma, Juventus, Manchester United dhe Chelsea.

Komento: