“Bombë” në Itali: Allegri pritet të merr drejtimin e rivalëve të Juventusit

19:02 | 25 Prill 2023

E bujshme: Allegri merr drejtimin e rivalëve të Juventusit.

Lajm i bujshëm nga Italia, Allegri largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Massimiliano Allegri është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Juventusi në verë.

Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Allegri mund të mbetet në Serie A edhe nëse shkarkohet nga Juventusi, pasiqë ka përfunduar në orbitën e një tjetri gjigant italian.

Sipas Tuttsport, Napoli e ka piketuar Allegrin si zëvendësues potencial të Luciano Spallettit, i cili mund të largohet nga Maradona Stadium edhe përkundër titullit të fituar.

Komento: