
Një histori ka dalë nga Spanja që pretendon se Milan është afër nënshkrimit të Luis Suarez si një transferim i lirë, megjithëse Monza gjithashtu duket se është e interesuar.
Sipas një raporti nga Diario AS, Milani është ‘një hap larg’ nga nënshkrimi i Suarez, por Monza e Silvio Berlusconit po përpiqet ta bindë gjithashtu atë.
Shifra prej 4 milionë euro neto për një sezon është çmimi për sulmuesin veteran, përveç disa bonuseve me të ardhura shtesë falë të drejtave të imazhit.
Agjenti Marco Kirdemir – i cili ka marrëdhënie të mira me lojtarët spanjollë apo ata që kanë kaluar nëpër Spanjë – bëri disa zbulime interesante në lidhje me të ardhmen e reprezentuesit të Uruguait, përcjell ORAinfo.

“Unë i sjell oferta Suarezit. Prandaj, jam në komunikim të vazhdueshëm me të, e di se çfarë oferta merr. Fenerbahce ka kontaktuar drejtpërdrejt me Suarezin. Ata ofruan 6 milionë euro, por Suarez e refuzoi këtë ofertë”, tha ai.
“Ai dëshiron të luajë në Itali. Janë dy oferta. Njëri erdhi nga AC Monza. Prej aty ka marrë një ofertë prej 4 milionë eurosh. Por meqenëse vlera e imazhit është e lartë, do të ketë disa marrëveshje imazhi. Paga e tij do të rritet”. /ORAinfo/