Masimiliano Allegri do të largohet nga Juventus pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas asaj që është raportuar nga Corriere della Sera, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, mbrëmë në një darkë me miq, ju ka thënë atyre se do të largohet nga Juventus.
Kjo vjen në mes të raporteve që trajneri i Juventusit është bërë gati të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’, përcjell ORAinfo.
Kohëve të fundit është raprotuar se Juventus është në kontakte me Antonio Conte dhe Maurizio Sarri për të zëvendësuar Allegrin.
Ende nuk dihet se cili pritet t ëjetë ekipi i ri i Allegrit, ndërsa mediat italiane me herët kishin raprotuar se Allegri mund të rikthet në Milan. /ORAinfo/