Pep Guardiola është aktualisht në piedestal të futbollit botëror, pas fitimit të tripletës historike me Manchester Cityn javën që shkoi.
Trajneri spanjoll është futur në mesin e trajnerëve më të mirë në histori me sukseset e tij ndër vite, që e vulosi edhe më shumë të shtunën mbrëma kur fitoi Ligën e Kampionëve.
Manchester City e mposhti 1-0 Interin në finale, për të kompletuar tripletën si, Liga Premier, FA Cup dhe trofeu më i madh për klube në Evropë.
Guardiola ka bërë të ditur se edhe nëse nuk do ta kishte fituar trofeun të shtunën e javës që lamë pas, ai do të qëndronte në Etihad.
Mirëpo, ESPN tani raporton se spanjolli nuk pritet të nënshkruajë kontratë të re, ndërsa ajo aktuale skadon në vitin 2025.
Natyrisht se ky është një lajm fantastik për klubet e mëdha evropiane që do të tentojnë ta bindin Guardiola që të kalojë në radhët e tyre.
Në anën tjetër, do të jetë një dëshpërim për Manchester Cityn, duke ditur se vetëm spanjolli u ka fituar pesë tituj në Ligën Premier.