Bombë nga Italia: Kthehet Gattuso, largohet Maldini?!

11:41 | 05 Tetor 2019

Milan është në krizë të thellë të rezultateve.

Gennaro Gattuso mund të rikthehet në Milan për të zënë vendin e Marco Giampaolo, vetëm nëse Paolo Maldini largohet i pari.

Kështu raportojnë mediat italiane, sipas të cilave – treni i fundit për Milanin është Genoa dhe në rast të një humbjeje, mund të ketë ndryshime te shtatë herë kampionët e Evropës.

Giampaolo ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e para në Serie A dhe loja nën drejtimin e ish-teknikut të Sampdorias lë shumë për të dëshiruar.

Corriere dello Sport raporton se kandidati numër një për të zëvendësuar Giampaolon, është Gennaro Gattuso, por nuk i ka raportet mirë me Maldinin.

Emrat tjerë që lidhen me stolin e Milanit janë; Rudi Garcia, Claudio Ranieri dhe Arsene Wenger.

Komento: