FC Barcelona ka marrë një lajm të keq për sulmuesin holandez Memphis Depay.
Kjo pasi Lyon mund të ofrojë sulmuesin holandez si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për të marrë lojtarin e Milanit Lucas Paqueta.
Braziliani pritet të largohet nga San Siro këtë afat të verës, dhe Lyon është ndër ekipet me të interesuar për transferimin e Paquetas.
Duke folur për Sky Italia, Gianluca Di Marzio foli për operacionin e mundshëm Paqueta-Lyon dhe lëshoi një bombë, përcjell ORAinfo.
Ai pretendoi se Lyon mund të propozonte Memphis Depay në Milano në operacionin përfundimtar të Paquetá.
Milani e ka ndjekur atë për disa kohë sulmuesin holandez, por Zlatan Ibrahimovic nuk dëshiron të jetë në stol, kështu që mbetet të shihet nëse Rossonerët do të vazhdojnë interesimin për transferimin e Depay në San Siro.
Depay kohëve të fundit është duke u kërkaur me ngul nga Barcelona, sidomos pas ardhjes së Koeman në krye të ekipit, mriëpo marrëveshje ende nuk ka.
Depay ka edhe një vit në kontratën e tij dhe Lyon nuk do të dëshironte ta humbte atë në një transferim falas. /ORAinfo/