Atletico Madrid u eliminua papritur në Champions League nga Leipzig.
Disa lojtarë po reflektojnë për të ardhmen e tyre, përfshirë Diego Costa.
Në të vërtetë, sipas thashethemeve të fundit, sulmuesi tashmë ka zgjedhur të largohet.
Juan Gato, një gazetar spanjoll shumë afër ngjarjeve të Colchoneros, shkroi në Twitter:
“Diego Costa u rrëfeu miqve të tij pas eleminimit në Ligën e Kampionëve se destinacioni i tij i radhës është në Milano. Sulmuesi, me një kontratë deri në vitin 2021, do të largohet nga Atletico “.
Nuk përcaktohet ende se cila do të jetë skuadra me të cilën do të luajë, Milan apo Inter por gjithçka do të shihet në ditët apo javët në vazhdim.