
Raheem Sterling mund t’i bashkohet Real Madridit verën e ardhshme.
Agjent i sulmuesit të yllit të Manchester City, Raheem Sterling, është takuar me përfaqësuesit e Real Madrid, për të intensifikuar thashethemet e transferimit.

Sipas raporteve nga The Athletic, agjenti i Sterling, Aidy Ward është takuar ditët e fundit me José Angel Sanchez i cili konsiderohet të jetë dora e djathtë e presidentit të Realit, Florentino Perez, përcjell ORAinfo.
24-vjeçari ka qenë lojtar vendimtar tw Manchester City që nga koha kur u transferuar nga Liverpool. Ai ka shënuar 53 gola në vetëm 135 paraqitje në ligë. /ORAinfo/