Milot Rashica me sa duket do ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi, por jo te Galatasaray.
Sipas mediave turke, është gjiganti tjetër turk, Besiktas që ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit kosovar.
Sipas raportimeve, Besiktas do të paguajë 5 milionë euro te Norwich për shërbimet e Rashicës.
Rashica sezonin e kaluar ishte i huazuar te Galatasaray, ku pati sezon fantastik duke e fituar edhe titullin e kampionit në fund.