Bombë pranë selisë së BE-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bombë pranë selisë së BE-së

13:19 | 19 Mars 2019

Evakuohet zona pran selisë së BE-se.

Rreth 40 vetë janë evakuuar nga një ndërtesë pranë zyrave qendrore të Bashkimit Evropian në Bruksel, pasi një kërcënim me bombë u raportua në kompaninë e lidhur me BE.

Zëdhënësja e policisë Ilse Van de Kire tha se kërcënimi u dërgua me telefon në një zyrë konsultimi të lidhur me Komisionin Evropian, duke theksuar se kërcënimi është marrë seriozisht.

AP transmeton se pjesë të rrugëve janë mbyllur dhe policia po përdorë edhe qentë gjurmues.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!