Bonaventuar i etur për ta vazhduar kontratën, vendimi i drejtuesve të Milan i papritur

11:52 | 14 Dhjetor 2019

Mesfushori i Milanit Giacomo Bonaventura sapo është rikthyer nga një pushim i gjatë i lëndimit dhe i ka bërë përshtypje të gjithëve me paraqitjet e tij pas rikthimit.

30-vjeçari tani ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e fundit për Milanin duke bwrw qw Milan t’i fitoj ndeshjet.

Sidoqoftë, raportet Bonaventura-Milan mund tw marrin fund pasi lojtari aktualisht është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin.

Calciomercato ka mësuar se lojtari është i etur për të zgjatur qëndrimin e tij në San Siro, por është i gatshëm të presë vetëm një ofertë për një kontratë të re deri në shkurt, pwrcjell ORAinfo.

Arsyeja është se ish-mesfushori i Atalantës dëshiron t’i japë vetes një shans për të gjetur një klub të ri nëse nuk zgjatet një kontratë me kuqezinjtë.

Nga ana tjetër, hierarkia e Milanit është jashtëzakonisht e mahnitur pasi ka parë rikthimin e 30 vjeçarit dhe tani janë të gatshëm t’i ofrojnë mesfushorit qendror një kontratë të re pasi të jenë kënaqur me paraqitjet e tij.

Sidoqoftë, besohet se hierarkia e klubit nuk po mendon të bëjë një veprim deri në janar pasi ata janë më të përqendruar drejt nënshkrimit të lojtarëve të rinj në dritaren e transferimit të mesit të sezonit.

Në të gjitha këto, roli i agjentit të lojtarit Mino Raiola nuk mund të injorohet pasi ai ka paraqitur kërkesa në të kaluarën të cilat nuk konsiderohen të pajustifikuara nga klubi me qendër në Milano. /ORAinfo/

Komento: