Maroku ka arritur ta eliminojë Spanjën në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Marokenët triumfuan vetëm pas ekzekutimit të penalltive, për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Rezultati pas 120 minutave ishte ai i fillimit të ndeshjes, 0:0.
Loja e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras dhe pa gola.
Në penallti, Maroku ishte fantastik, duke triumfuar 3:0.
Më të suksesshëm nga pika e bardhë ishin marokenët që shënuan tri herë, ndërsa Bono i Marokut, priti tri penallti.
Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë kalimin për në çerekfinale, aty ku do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës.