Bonucci befason: Kalimi te Milan më përmirësoi si njeri

10:21 | 07 June 2020

Bonucci: Kalimi te Milani s’ishte bash i kotë, më përmirësoi si njeri.

Leonardo Bonucci ka këmbëngulur se qëndrimi i tij i shkurtër në Milan nuk ishte i padobishëm, sepse beson se i ka ndihmuar të përmirësohet si njeri dhe ta kuptojë se karriera e tij i përket Juventusit.

Bonucci u fjalos me Massimiliano Allegrin kah fundi i sezonit 2016/17 dhe si pasojë kaloi te Milani në sezonin pasues, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai u kthye në Juventus vetëm një vjet më vonë dhe e pranon se ndihej shumë i lumtur që ishte përsëri pjesë e Juves pas një sezoni, siç e quajti, të vështirë në San Siro, pavarësisht disa anëve pozitive.

“Ishte një sezon i vështirë për mua, personalisht dhe profesionalisht”, tha Bonucci për Gazzetta dello Sport.

“Patëm mosmarrëveshje dhe, veçanërisht pas humbjes në Ligën e Kampionëve, unë e mora një vendim përfundimisht të keq”.

“Por duhet të them se ai vendim, i cili pati ndikim në karrierën time natyrisht, më ka përmirësuar mua si njeri. Ata muaj në Milan më mundësuan ta kërkoj shpirtin dhe më bënë ta kuptoj se karriera ime i përkiste Juventusit, i cili është sikur familja ime”, shtoi ai.

Komento: