Ka pasur raportime gjatë ditëve të fundit se Leonardo Bonucci kishte oferta nga Newcastle United dhe klube në Arabinë Saudite, por tani raportohet se ai është i vendosur të qëndrojë te Juventusi.
Duke marrë parasysh minutat e lojës dhe raportet jo të mira me trajneri, Massimiliano Allegri, u raportua se mbrojtësi italian po shqyrton ofertat për t’u larguar.
Newcastle United dhe disa klube nga Arabia Saudite besohet se bënë oferta për Bonuccin.
Megjithatë, sipas “La Repubblica”, 36-vjeçari nuk e ka ndërmend që të largohet nga Juventusi.
Ai thuhet se është i vendosur për të respektuar kontratën me klubin nga Torino, edhe nëse sezonin e ardhshëm qëndron vetëm në stol.
Bonucci ka kontratë të vlefshme me “Zonjën e Vjetër” deri në verën e vitit të ardhshëm.