Bonucci ia “bën terr” Milanit me këtë deklaratë

16:08 | 14 January 2019

Juventusi do të takohet me AC Milan në Superkupën italiane, ndërsa Leo Bonucci do të përballet me ish-ekipin e tij.

Bonucci u transferua te AC Milan vitin e kaluar nga Juve, por pastaj u kthye tek bianconeri këtë sezon përcjell ORAinfo.

Por, Bonucci nuk do të ia dijë për kohën që ka kaluar në San Siro , pasi që ai është i fokusuar vetëm te Juve.

Ai postoi një mesazh në mediat sociale për këtë çështje: ‘Le të bëhemi gati për të fituar trofeun tonë të parë të sezonit’, ka shkruar Bonucci./ORAinfo/

Komento: