“Bonucci iu bashkua Milanit pa kurrfarë logjike”

09:13 | 24 May 2020

Chiellini: Bonucci iu bashkua Milanit pa kurrfarë logjike, do ta kuptoja sikur të kalonte në Real Madrid.

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, beson se vendimi i Leonardo Bonuccit për t’iu bashkua Milanit në vitin 2017 ishte tejet i palogjikshëm.

Bonucci tronditi në verën e vitit 2017 duke e braktisur Juven për të shkuar te klubi rival, Milan, por u pendua shpejt dhe u kthye në Torino pas një viti.

Chiellini shkruan në autobiografinë e vet se çfarë kishte bërë bashkëlojtari i tij ishte e pakuptimtë, duke thënë se do ta kishte kuptuar Bonuccin sikur ta kishte braktisur Juventusin për një klub si Real Madridi.

“Viti i tij në Milan ishte ndryshe, zgjedhja e tij ishte e gabueshme natyrisht, sepse ai nuk ishte në paqe me veten kur e mori atë”, shkroi Chiellini në autobiografinë e vet “Unë, Giorgio”.

“Më vinte keq sepse gjithçka ndodhi në javët kur ne nuk u takuam. Jam i sigurt se, sikur të ndodhte në ndonjë kohë tjetër, unë do ta kisha bindur atë të qëndronte”, shtoi ai.

“Fola me Leon dhe i thashë se çdo gjë që ishte vendosur ishte bërë pa logjikë nga fillimi deri në fund. Do ta kisha kuptuar sikur të kishte shkuar në Real Madrid, por në atë ekip të Milanit? Fatmirësisht fati deshi që çdo gjë të kthehet siç ishte”, theksoi

Komento: