Bonucci-Juventus, ky është lajmi i fundit nga Italia

23:29 | 30 Qershor 2019

Bonucci nuk lëvizë nga Juve.

Sot dolën lajme se Leonardo Bonucci mund të përfundojë në Paris Saint-Germain.

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Leonardo është rikthyer në rolin e tij të vjetër në klubin e Ligue 1 dhe pala parisiane po kërkon të shtojë Bonucci në listën e tyre, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Maurizio Sarri, i cili ka zëvendësuar Massimiliano Allegri si trajner në Juventus, do të jetë i etur të shohë së pari se si Bonucci përshtatet me sistemin e tij.

Pavarësisht ardhjes së menjëhershme të Matthijs de Ligt të Ajax, Bonucci mund të jetë ende një pjesë e rëndësishme e ekipit në Torino, veçanërisht pasi Giorgio Chiellini është afër përfundimit të karrierës së tij./ORAinfo/

Komento: