Bonucci – Manchester City, lajmi i fundit nga Anglia

15:40 | 25 April 2020

Manchester City po e kërkon mbrojtësin e njohur italian, Leonardo Bonuccin.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i interesuar që të transferojë Leonardo Bonuccin në “Etihad” këtë verë. Por sipas “goal. com”, Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga lojtari që e vlerëson lartë.

Bonucci ka kaluar shumicën e 13 viteve të karrierës si profesionist te Juventusi, ndërsa ka 372 paraqitje për skuadrën e madhe italiane. Ai ka fituar 14 trofe deri më tani.

32-vjeçari mori vendim të papritur që të kaloi te Milani në vitin 2017, pasi kishte luajtur shtatë edicione te Juventusi. Por u kthye një vit më vonë, pasi pranoi se i mungonte shtëpia e tij në Torino.

Ai menjëherë u bë i rëndësishëm për mbrojtjen e Juves, ndërsa paraqitjet e mira iu shpërblyen me kontratë të re në nëntor të vitit të kaluar. Ai ka kontratë deri në vitin 2024 dhe ka gjasë të mbyllë karrierën te kampioni i Serie A.

City po shikon për të angazhuar dy mbrojtës të qendrës. Është bërë e ditur se Guardiola vlerëson lartë Bonuccin. Me qëndrimin e Juves, Guardiola duhet të kërkojë për një mbrojtës tjetër.

Komento: