Bonucci thotë se i meritojnë vërshëllimat nga tifozët: Duhet ta mbyllim gojën ne futbollistët dhe të punojmë

10:54 | 15 September 2022

Juventusi u trondit nga Benfica në Allianz Stadium duke pësuar humbje me rezultat 1-2.

Kjo humbje ia vështirëson punët në Ligën e Kampionëve Zonjës së Vjetër pasi pas dy xhirove të para e shohin vetën pa pikë në Grupin H.

Në fund të ndeshjes futbollistët u vërshëllyen nga tifozët dhe kapiteni Leonardo Bonucci thotë se ato ishin të drejta.

“Vërshëllimat janë të drejta. Ka pak për të thënë pas kësaj humbje. Ne kemi humbur një ndeshje që absolutisht nuk duhet ta humbnim”.

“Është e drejtë që te shahemi. Jam unë kapiteni që kamë nxjerrë fytyrën përpara. Po kalojmë një moment ku e kemi të vështirë të bëjmë gjithçka”, thq Bonucci pas ndeshjes.

Qendërmbrojtësi italian ka thënë se është i shqetësuar me formën aktuale, derisa tani duhet ta mbyllin gojën dhe vetëm të punojnë.

“Jam i shqetësuar, nuk ka asgjë për të fshehur. Fatkeqësisht, ne e lëmë lojën shumë shpesh. Nuk e di pse dhe kjo është gjëja që më shqetëson më shumë”.

“Ne luftojmë për t’i mbajtur ndeshjet konstante. Tani ka pak për të thënë, thjesht duhet të mbyllim gojën, të punojmë dhe të shohim përpara”.

“Unë mendoj se është një situatë që duhet ndryshuar, sigurisht. Kemi shumë lojtarë të lënduar, kur gjithmonë luajnë të njëjtit dhe ndjehet lodhja. Është faji i të gjithëve”, u shpreh kapiteni bardhezi.

Ndeshjen e ardhshme në Grupin H gjiganti italian e zhvillon më 5 tetor ku pret skuadrën izraelite Maccabi Haiffa.

Komento: