Boone për takimin me Lajçak: Përsërita përkrahjen e Francës për ndërmjetësimin e BE-së, mirëpresim progresin për targat

18:18 | 10 Janar 2024
boone-per-takimin-me-lajcak:-perserita-perkrahjen-e-frances-per-ndermjetesimin-e-be-se,-mirepresim-progresin-per-targat

Sekretarja e Shtetit francez për Evropën, Laurence Boone, ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Boone ka shkruar se në bisedën me emisarin sllovak ka pasur mundësinë për të përsëritur përkrahjen konstante të Francës për ndërmjetësimin e dialogut për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian.

Sekretarja e Jashtme Franceze ka përmendur gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve për targat, duke thënë se e mirëpret një progres të tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Komento: