Bora bllokon rrugën B dhe Muharrem Fejza

09:07 | 10 Mars 2022

Bora siç duket ka zënë pa përgatitur edhe sot Komunën e Prishtinës.

shkak i reshjeve të borës rrugët thuajse janë të gjitha të bllokuara.

Rruga Muharrem Fejza dhe rrugët lidhëse të saj e deri tek rruga C dhe më gjerë është shkaktuar tollovi e madhe.

Qytetarëve i është pamundësuar lëvizja. Situata është e rënduar krejtësisht në rrugët: Astrit Dehari, Muharrem Fejza dhe rruga B.

Nga të gjitha këto rrugë nuk ka mundësi kalueshmërie. Policia e Kosovës është në afërsi të këtyre rrugëve derisa është bërë thirrje për pastrimin e rrugëve.

Komento: