
Fundjava do të jetë me borë.
Sipas parashikimeve të meteorologëve gjatë ditës së sotme moti do të jetë kryesisht me diell, derisa mëngjesi me ngrica. Në fundjavë priten reshje të borës.
Nga dita e dielë priten reshjet e borës, do të ketë një turbullirë me masa të ftohta polare do të depërtojë mbi vendin tonë, që do të sjellë mot të ftohtë dhe mundësi për reshje bore.
Ditën e shtunë në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vranësirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielën, kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
Temperaturat minimale do te jenë nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C.