
Nesër në të gjitha shkollat në Kamenicë fillon procesi mësimor.
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Kamenicës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nga nesër në të gjitha shkollat e kësaj komune do të rifilloi procesi mësimor.
Procesi mësimor ishte ndërprerë me datë 06 shkurt, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.
Njoftimi i plotë:
Kamenicë, 09 shkurt 2020
Nesër fillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kamenicës
Drejtoria Komunale e Arsimit njofton prindërit dhe nxënësit se nesër (10 shkurt, e hënë) fillon procesi mësiimor në të gjitha nivelet shkollore. Mësimi ishte ndërprerë të enjtën më 06 shkurt, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.
DKA falenderon prindërit dhe nxënësit për mirëkuptim. /ORAinfo/