Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me reshje bore, ngrica dhe vështirësi gjatë qarkullimit me veturë.
Në njoftimin për media nga Policia e Kosovës thuhet kështu:
“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor. Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, thuhet në këtë njoftim.