Bora i zë në befasi kosovarët, shumë aksidente në magjistralen Prishtinë-Pejë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bora i zë në befasi kosovarët, shumë aksidente në magjistralen Prishtinë-Pejë

17:46 | 03 Dhjetor 2019

Bora ka shkaktuar shumë vështirësi në komunikacion.

Një aksident mes disa veturave ka ndodhur para pak minutave.

Aksidenti u shkaktua saktësisht në Vragoli, në drejtim të Fushë-Kosovës teksa nuk dihet për ndonjë person të lënduar.

Përgjatë ditës së sotme numri i aksidenteve ka qenë mjaftë i madh, teksa nuk kanë munguar edhe reshjet e borës, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik, teksa çdo shoferë duhet të ketë në veturën e tij pajisjet e nevojshme dimërore.

Komento: