
Mbi 60 aksidente për 24 orë.
Gjatë së dielës në Kosovë janë raportuar 63 aksidente në komunikacion.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë raportuar 63 aksidente komunikacioni.
Prej tyre, 15 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 48 aksidente të tjera me dëme materiale.
Fatmirësisht, policia nuk raporton për aksidente me fatalitet.
Për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar 747 tiketa.
Gjithashtu, policia ka arrestuar 13 persona. Tetë janë në mbajtje ndërsa 3 janë dërguar në vuajtje të dënim