Bora vështirëson qarkullimin, aksident zinxhiror në autostradën ‘Arbër Xhaferi’

09:24 | 10 Dhjetor 2018

Duket se reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin në vendin tonë.

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08 e 30 minuta në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.

Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë njësiti për hetimin e aksidenteve.

Vozitësit të cilët kalojnë në këtë autostradë duhet të kenë kujdes më të shtuar, pasi që bora ka mbuluar një pjesë të autostradës.

Komento: