
Dita e sotme në vendin tonë, po karakterizohet me mot të lig me reshje të borës dhe erëra të herë pas hershme.
Bora që po bie në Kosovë e ka zënë në gjumë Ministrinë e Infrastrukturës.
Kjo pasi autostrada ‘Ibrahim Rugova’ është e papastruar, duke vështiresuar qarkullimin e automjeteve.

Në disa foto të siguruara nga ORAinfo shihet se autostrada ‘Ibrahim Rugova’ është e papastruar.
Sipas personit që i ka derguar fotot në redaksi tonë, aty nuk është parë asnjë makineri për pastrimin e borës.
Nga pamjet mund të vërejmë se reshjet e borës po vazhdojnë edhe më tej dhe në rast të mos veprimeve të shpejta nga ministria përkatëse, qarkullimi do të vështirësohet akoma më shumë./ORAinfo/

