Përderisa në “Përputhen” vëmendja gjithmonë është e përqendruar në konkurrentët e këtij formati , sonte programi filloi ndryshe.
Siç edhe është pritur në bazë të zhillimeve të së premtes , Bora Zemani , moderatorja e “Përputhen”, ishte ajo që mori tërë përqëndrimin.
Puthja me ish të dashurin e saj Donaldin , me të cilin është ndarë para disa muajve , u bë senzacion në rrjetet sociale.
Ishte pikërisht kjo çështje për të cilën u pyet Bora sot në emision , përgjigjen për të cilën nuk hezitoi fare ta jepte.
Ajo pohoi që e premtja për të ishte një natë plot emocione.
Puthja me Donaldin edhe pse ishte e papritur për të , i dhuroi shumë ndjesi të mira.
Por, përveq puthjes me Donaldin dhe takimin me shoqen e saj të ngushtë Semin, Bora atë natë gjithashtu kishte përjetuar edhe një gëzim tjetër, pasi që ishte pikërisht ajo natë në të cilën shoqja e saj dhe e Semit e cila po priste fëmijë , u bë nënë. /ORAinfo/