
Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram.
Ajo ka ndarë në InstaStory një fotografi me mbishkrimin “25 vite Top Channel”, duke iu referuar përvjetorit të televizionit shqiptar.
Përmes këtij postimi, moderatorja duket se ka dhënë edhe një sinjal për rikthimin e saj në ekranin e Top Channel.
Ajo pritet t’i bashkohet emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, përkrah Elvis Naçit, format në të cilin ishte angazhuar edhe më parë.
Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë u raportua për largimin e saj nga Top Channel, ndërsa së fundmi emri i saj ishte përfolur edhe për drejtimin e reality show-t “Ferma VIP”.
Ndërkohë, një tjetër rikthim që pritet të ndodhë në janar është ai i Luana Vjollcës, e cila pas pesë vitesh do të jetë sërish pjesë e Top Channel.
Duket se muaji i parë i vitit do të sjellë ndryshime interesante në ekranin e këtij televizioni, me rikthimin e dy prej moderatoreve më të komentuara shqiptare.
A është postimi i Borës thjesht një urim për përvjetorin apo një sinjal për rikthimin e saj?

