Bordi i KEK-ut e pranon se kishte keqmenaxhim në procesin e prokurimit

12:59 | 24 May 2022

Gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen Financiare, Hykmete Bajram, theksoi se gjetjet nga auditori në KEK janë tepër shqetësuese, pasi ka dhjetëra kontrata të firmosura me negocim të drejtpërdrejt dhe mungesë të transparencës.

“Ka pas raste kur ka pasur kërkesa që e kanë limituar konkurrencës si rezultat ka pas ankesa në OSHP, ku më pas KEK ka hy në negocim të drejtpërdrejt me konstruktorët që fillimisht i ka konsideruar të papërgjegjshëm”.

“Nuk ka në asnjë rast ku ne kemi vërejt që janë shqiptuar ndëshkime. Tani po filloj të shpalos të gjitha gjetjet prej kontratave. Prej mostrës është për gjatë tre viteve është llogaritur që prej shumës 181.5 milionë diku 18% janë kontrata të negociume”.

“Në kudër të mostrës ZKA ka vërejt që ka pas mungesë të planifikimit. 34 aktivitete të prokurimit për blerje të kushinetave të formave të ndryshme… kjo është humbje e kohës dhe e resurseve njerëzore”.

“Ato kushineta nuk janë montuar dhe ju ka skaduar afati i garancisë” “ZKA ka ardh në përfundim që në njërën kontratë 52% të kushinetave kanë qenë të pamomintuara… ZKA thotë se edhe pse të gjitha këto info kanë qenë në kartelën e secilës kontratë informata që si ka pas as Zyra e Prokurimit. Janë blerje të panevojshme”.

Ajo tha se në raport të ZKA vërejtur se gjatë tri viteve 377 mijë euro janë shpenzuar vetëm në promovimin e korporatës në media. “98 kontrata me media për promovimin e punës së KEK. Sa është e nevojshme që të shpenzohet një shumë e tillë. Si ndikon promovimi i kësaj pune…. publiku duhet me i ditë aktivitetet e KEK-ut”.

Ajo tutje tha se është vërejtur që numri i punëtorëve ka ra vazhdimësi.

Nagip Krasniqi, kryeshefi ekzekutiv i KEK tha se nuk mund të jep përgjigje për të gjitha gjetjet pasi që raporti është me një periudhë para se të bëhet ky kryeshef i KEK-ut. “Shumica e gjetjeve që ZKA i ka listuat qëndrojnë. Megjithëse, ka kohë pas kohë gjëra që mund të jenë edhe specifike për natyrën e operimit të KEK-ut që duhet sikur ka pas neglizhencë. Unë jam në postin tim nga tetori i vitit të kaluar. Nuk mund të jap përgjigjie për të gjitha pyetjet”.

“Disa punë ne nuk mund ta ndalim bllokun, edhe pse ka qenë e paraparë të ndalet në vitin 2020. .. në përgjegjësi qëndron edhe ajo që neglizhenca ka ndikuar që pastaj KEK-u të hy në prokurime edhe që i shkelin rregullat e prokurimit”.

Krasniqi tha se dje i kanë dërguar komentet tek ZKA-ja , për të cilën tha se rekomandimet e tyre janë të përgjithësuara. “Ne do të mundohemi që gjetjet t’i implementojmë edhe nuk kemi pse të kemi kundërshtime në ato që qëndrojnë”.

Skender Haziri, kryesues i bordit tha se është në këtë pozitë që nga marsi. “Meqenëse jam i ri sigurisht as unë s’kam info shumë të sakta të procesit të prokurimit që përfshihen në periudhën e auditimit”. “Ne pajtohemi që ka pas keq menaxhim të kontratave. Ka hapësire për përmirësim. Sidoqoftë, mendoj që disa prej tyre kanë filluar të përmisohen dhe janë bërë disa ndryshime në 2021 se është herët me thënë 2022. Të gjitha rekomandimet që janë të zbatueshme KEK-u ka mu zbatu pa kompromis të cilat janë ardhë nga ZKA. Ne e mirëpresim përkrahjen e ZKA, sepse rekomandime e tyre i konsuderojmë si përkrahje”.

Ndihmës Auditorja e përgjithshme nga ZKA, Mirvete Gashi tha se “Sa i përket komenteve. Ne e kemi pranuar vetëm një koment nga KEK që e kemi shqyrtuar dhe kem reflektuar në draft raport. Por, pas kësaj s’kemi pranuar diçka”. “Rekomandimet që ato të jenë specifike. Është përgjithësi e bordit që të bëjnë analizë në lidhje me veprimtarinë e KEK-ut dhe në përputhje me të të implementojnë praktikat e mira”.

Tutje kryeshefi i kekut, Nagip Krasniqi tha se para s etë fillonte punën në KEK, kishte punuar në sektorin financiar në këtë institucion.

“Para se të vi në KEK kam punu në sektorin bankar 10 vite. 2006-2008 kam qenë drejtor financiaren në KEK”.

Krasniqi tha se komente të tjera s’kanë pasur pasi janë pajtuar me të gjitha gjetjet e ZKA.

“Problemi kryesor jo vetëm kushinetave po në përgjithësi, menaxhimi i të gjitha depove në KEK nuk është bërë në mënyrë të centralizuara. Një njësi porosit diçka, përderisa njësia tjetër mund ta ketë të njëjtën. Problemi që duhet të zgjidhet në radhë të parë është të bëhet centralizini i depove”.

“Nuk mund të bëhet kjo me emaila sepse dërgon dikush email e nuk përgjigjet. Mënyra se si bëhet është se kur bëhet centralizimi në sofverin qëndror askush nuk mund të bëjë porosi diçka që ka në deponi. Ne jemi në proces të implementimit të një moduli që ka të bëjë me menaxhimin qendror të depove”.

Halil Thaçi nga VV-ja, pyeti se cilat media janë financuar, kurse në përgjigjen e tij, Skender Bucolli nga KEK tha “Më 2020 kur kemi ardh jemi pajtuar me adutitimin që 37 media kanë qenë shumë. Promovomini i mediave, nuk është bërë qendra e trajnimeve, kjo është një prej pikave që është më e mira e që ofroj disa shërbime që ofron edhe licenca ndërkombëtare. Është bërë kryesisht për fajësimin që i është bërë KEK-ut për vite të tëra. Pika kryesore ka qenë vetëdijesimi i qytetarëve me punën e KEK-ut”.

Auditori Arben Selimi “Në lidhje me mostrën e kemi përshkruan metodologjinë. Fushëveprimi i përfshin e 3 vite, 2018,2019,2020. Me gjykim profesional i përzgjedhim të cilat neve na duken më të përshtatshme. Ka kontrata më mesin e tyre që i kemi përzgjedh që s’kanë pas asnjë gjetje. Ato që kanë pas gjetje i kemi prezentuar”.

“Pikërisht për faktin që është në gjykatë e kemi anashkaluar sepse nuk mundemi me u përzi në procese veçse gjykata është e përfshirë”. “Kjo është politikë e zyrës për shkak se i bjen që na me pas njëfarë përfshirje në proces. Nëse kontratat janë në proces e sipër tu u zbatu tentojmë me u shmang”./eo

Komento: