“Bordi i Paqes” – Ambasadorja e Kosovës në Izrael inspekton punimet ku do të qëndrojë FNS-ja

18:15 | 18 Qershor 2026
“bordi-i-paqes”-–-ambasadorja-e-kosoves-ne-izrael-inspekton-punimet-ku-do-te-qendroje-fns-ja

Bordi i Paqes përmes një njoftimi në “X” ka bërë të ditur se ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka inspektuar sot punimet në ndërtimin e asaj që quhet “Life Support Area Endurance”.

Hapësira në fjalë do të shërbejë si pikë kyçe për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese, ndërkohë që ata do të ndihmojnë përpjekjet e restaurimit dhe ato humanitare.

“Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, inspektoi ecurinë e punimeve në Bazën e Mbështetjes Logjistike ‘Endurance’, e cila do të shërbejë si një pikë kyçe për ISF-në për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim gjatë mbështetjes së përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare.”, thekson njoftimi.

Komento: