Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

17:37 | 22 Shtator 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është drejtuar sot Organizatës së Kombeve të Bashkuara që po mban mbledhjen në Nju Jork, shkruan Gazeta Express.

Trump ka përmendur përpjekjet e tij për ndaljen e konflikteve nëpër botë, duke theksuar luftën në Gaza.

“Dua të falënderoj Kombet e Bashkuara për përkrahjen e planit të paqes për Gazan”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan ka thënë se ka arritur që të ndalë tetë konflikte në botë, duke përmendur këtu edhe “konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”, raporton Gazeta Express.

Ai e ka falendëruar edhe kontributin me trupa të Kosovës në kuadër të Bordit të Paqes për stabilizimin e Gazas.

Komento: