
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha për Top Channel se pse nuk ishte e përfaqësuar sot Shqipëria në Bordin e Paqes.
Osmani tha se kryeministri Rama ishte një ndër të parët të ftuar personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump. Megjithatë ajo tha se nuk e di arsyen e saktë se pse Rama nuk ishte prezent.
“Unë e di që kryeministri Rama ka qenë i ftuar sepse ka qenë një ndër të ftuarit e parë si shtet themelues. Dua ta falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë kësaj periudhe. Pse nuk ka arritur të udhëtojë kryeministri, besoj duhet të pyesni atë sepse orët e fundit nuk është se kemi komunikuar, por e di që ka qenë i ftuar”, u shpreh presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.