Sipas njoftimit, ndër temat kryesore ishte financimi nga BERZh-i i projekteve në rrjetin e transmisionit dhe korniza ligjore për përfshirjen e këtyre projekteve gjatë përshtatjeve vjetore nga ana e ZRrE-se.
“Takimi gjithashtu u përqendrua në zhvillimet e fundit në sektorin energjetik, përfshirë gjendjen e rrjeteve të transmetimit, shpërndarjes dhe gjenerimit, hapjen e tregut të energjisë, zhvillimin e projekteve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë përmes ankandeve, lansimin e tregut brenda-ditor dhe iniciativën e fundit për bashkimin e tregjeve, si dhe rolin kyç të ZRRE-së në të gjitha këto procese”, thuhet në njoftim.
Më tej, ZRrE tha se mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë aktorët relevantë që në vazhdimësi kanë ofruar mbështetjen dhe ekspertizën e tyre për zhvillimin e sektorit të energjisë.
“Bashkëpunime të tilla synojnë të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji për të gjithë konsumatorët dhe funksionimin e sektorit në përputhje me direktivat evropiane”, thuhet në njoftim.