Bordi i ZRRE-së raporton sot në Komision për Ekonomi për propozimin për shtrenjtimin e rrymës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bordi i ZRRE-së raporton sot në Komision për Ekonomi për propozimin për shtrenjtimin e rrymës

08:28 | 25 Janar 2022

Propozimi për shtrenjtim të rrymës, Bordi i ZRRE-së raporton sot në Komision për Ekonomi.

Bordi i ZRRE-së raporton sot në Komision për Ekonomi rreth tarifave të rrymës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë do të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi.

Raportimi i bordit të ZRRE-së do të jetë në lidhje me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton në Komisionin për Ekonomi lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se zoton 75 milionë euro si ndihmë për qytetarët dhe bizneset për t’i përballuar çmimet e reja të energjisë elektrike.

Por, një lajm i keq nga qeveria erdhi për ata që e kanë të vetmen mënyrë të ngrohjes energjinë elektrike dhe që shpenzojnë më shumë se 600 kWh në muaj, ndërsa ata që janë nën këtë limit do të paguajnë siç kanë bërë deri tash.

“Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas propozimit të ZRRE’së, tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj do të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, derisa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, do të përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Nëse këto tarifa miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbuluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport./

Komento: