Bordi miraton transaksionet e SHAL 50 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bordi miraton transaksionet e SHAL 50

18:33 | 04 Tetor 2019

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të radhës me ç’rast miratoi transaksionet e SHAL 50 e cila u mbajt me 23 shtator 2019.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi listën e aseteve të paraqitura për SHAL 52. Menaxhmenti i AKP-së në këtë takim njoftoi Bordin e Drejtorëve për konceptin e Shpërndarjes së Përkohshme të Pjesshme për Kreditorët e NSH-ve në Likuidim sipas nenit 41.4 të Shtojcës së Ligjit të AKP-së, Bordi i Drejtorëve miratoi konceptin e propozuar dhe udhëzoi menaxhmentin që të vazhdohet me procedurat ligjore.

Për më tepër Bordi u njoftua dhe ofroi mbështetjen e tij menaxhmentit për inicimin e procedurave lidhur me përpilimin e listës fillestare të punëtorëve të ndërmarrjes së prodhimit të bllokave “IMN Kosova”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!