Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

11:56 | 16 Dhjetor 2025
Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim dhe se pritet të ketë borë në fundvit.

“Nën ndikimimin e presionit të lartë atmosferik, mjegulla do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të jetë persistente në vendin tonë dhe më gjerë. Mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore pritet në pjesën e dytë të javës që vjen. Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri  – 20°C!”

Komento: