Borë e madhe dhe ortekë, humbin jetën disa persona

19:06 | 13 January 2019

Moti i ligë e bora e madhe kanë përfshirë tërë Evropën.

Bora e madhe dhe ortekët kanë ‘paralizuar’ pjesë të Evropës gjatë fundjavës, ndërsa numri i atyre që humbën jetën nga moti i ftohtë ka shkuar në 21.

Resortet e skive janë mbyllur dhe fshatrat janë izoluar pasi dëbora bllokoi akset rrugore e linjat e transportit, si edhe dëmtoi linjat e energjisë.

Një helikopter ushtarak shpëtoi 66 adoleshentë në Austri të bllokuar në disa shtëpi në mal për disa ditë.

Në Zvicër, punonjësit kaluan disa orë duke hequr borën nga Hotel Saentisin Schëaegalp të premten pasi një ortek me gjerësi 300m u përplas në dritaret e restorantit. Tre persona u plagosën nga incidenti.

Dy persona që po bënin ski humbën jetën nga një ortek në malet e Pirin të Bullgarisë të premten dhe një shofer 48-vjeçar që po pastronte borën humbi jetën pasi ranë në një lumë në jug të Mynihut në Gjermani.

Pritet që stuhia e madhe e dëborës të vazhdojë nga mbrëmja e së shtunës deri të hënën në mëngjes dhe paralajmërimet për ortekë janë lëshuar për disa rajone duke përfshirë Tirolin në Austrinë perëndimore.

Komento: