Borë e madhe ka rënë sot në Kodrën e Diellit.
Shtresa e dëborës në Kodrën e Diellit në Maqedoni, ka arritur deri në 10 cm.
Për shkak të uljes së temperaturave gjatë natës reshjet e shiut kanë kaluar në reshje dëbore.
Kështu që në Qendrën e skijimit Kodra e Diellit raportohet se shtresa e dëborës ka arritur deri në 10 cm. Ky është një lajm i mirë për adhuruesit e sporteve dimërore.